"Plotësimi i kritereve të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave do të përfundojë më 30 nënor". Ky është premtimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme në kabinetin qeverisës.

Mustafa tha se deri tani janë plotësuar plot 95 kritere ndërsa nënvizoi se deri në fund të nëntorit do të përmbushen edhe 8 kriteret e fundit.

Bashkimi Evropian nuk ka arsye që të mos e caktoj datën për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Deri më 30 nëntor përfundojmë plotësimin e kritereve të përcakruar nga BE”- u shpreh Mustafa.

Mustafa u shpreh optimist se Kosova do të ketë përkrahjen e shumë vendeve anëtare në UNESCO.

Kryeministri ka njoftuar vizitën e delegacionit të Kosovës në New York, dhe takimet që kanë pasur atje me liderët e vendeve të ndryshme të botës.

Mustafa tha se kryefjala e bisedimeve ka qënë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i Forcave të Armatosurave të Kosovës.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)