Liberalizimi i vizave,Thaçi: Qasja
e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë 

Liberalizimi i vizave,Thaçi: Qasja<br />e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është jo e drejtë.

“E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces”, ka deklaruar Thaçi. 

Presidenti tutje, ka thënë se këmbëngulja e Bashkimit Evropian nuk është fare e drejtë.

“Këmbëngulja e BE-së është plotësisht i padrejtë. Për më tepër Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes tyre”, ka thënë Presidenti Thaçi

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri