Luftimet ndërmjet formacioneve rivale në Libi kanë shkaktuar gati një luftë civile, duke e çuar në 100 numrin e të vrarëve vetëm në kryeqytet. Alarmi është dhënë nga Shtetet e Bashkuara dhe Ministria e Jashtme italiane të cilat kanë evakuuar gjithë personelin, ndërsa Britania, Gjermania, Holanda dhe Franca iu kanë bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi.
Edhe qeveria e Kajros ka paralajmëruar egjiptianët të mos udhëtojnë në Libi, duke iu kërkuar edhe atyre që janë në vend të largohen drejt kufirit për në Tunizi. Luftimet në Libi kanë bërë që edhe situata politike në Tripoli të jetë e paqëndrueshme. Po ashtue dhe siguria në kryeqytetin libian është përkeqësuar pas luftimeve të grupeve rivale, të cilët kanë shkëmbyer zjarre dhe raketa në jug të Tripolit, në afërsi të kompleksit të ambasadave.
Në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të qeverisë, thuhet se luftimet ndërmjet formacioneve rivale kanë shkaktuar një zjarr që mund të shkaktojë një katastrofë njerëzore dhe mjedisore. Ndërsa mediat kanë paralajmëruar banorët të evakuojnë zonat përreth aeroportit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com