Një shtetas maqedonas, një italian si dhe një tjetër nga Bosnja janë rrëmbyer në Libi. Një zyrtar libian ka thënë për agjensinë e lajmeve Reuters se këta tre të rrëmbyerit punonin për një kompani ndërtimi italiane.
Sipas tij automjeti i tyre është gjetur i braktisur afër banesës në qytetin Zuvara, në perëndim të kryeqytetit Tripoli.
Në Libi është parë rritje e rrëmbimeve të diplomatëve, të personave të jashtëm dhe atyre vendës, për shkak të luftës së brendshme politike dhe paaftësisë së qeverisë për t’i kontrolluar milicitë, që kishin ndihmuar në përmbysjen e diktatorit për një kohë të gjatë, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, por që tani nuk u nënshtrohen autoriteteve shtetërore.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)