Të paktën tre persona u gjetën të vdekur dhe 100 të tjerë u shpëtuan pas mbytjes së një gomoneje në brigjet e Libisë, theksoi një oficer i marinës ushtarake libiane.
"Një prej imigrantëve na telefonoi për të na informuar se gomonia e tyre po mbytej në brigjet Garabulli, rreth 50 kilometra në lindje të Tripolit", deklaroi oficeri, Issa Zarrouk.
"Ne kemi arritur të shpëtojmë më shumë se 90 imigrantë. Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksimi për shkak të panikut në bordin gomones", shtoi ai.
Sipas një fotografi, imigrantët u nxorrën në breg me ndihmën e anijeve të marinës libiane.
Libia është një vend destinacioni dhe tranziti drejt brigjeve evropiane për mijëra imigrantë afrikanë.
Qindra imigrantë humbin jetën çdo vit duke kaluar në kushte ekstreme Mesdheun drejt Italisë, që nga brigjet libiane duke përfituar nga paqendrueshmëria politike në këtë vend./ATSH/
/Shqiptarja.com