Terroristët e ISIS-it do të mbërrijnë në Itali gjatë javëve të ardhshme, në bordin e anijeve të mbushura me emigrantë klandestinë, deklaroi Omar al Garawi, ministri libian i Informacionit i qeverisë libiane të Tobrukut, e vetmja e njohur nga komuniteti ndërkombëtar si e ligjshme.
"Gjatë javëve të ardhshme Italia do të përjetojë jo vetëm mbërritjen e emigrantëve të varfër klandestinë nga Afrika, por edhe anijet që transportojnë pjesëtarë të ISIS-it", deklaroi Al Garawi, i cili ndodhet për një vizitë tranzit në Kajro.
"Forcat e armatosura libiane duhet të jenë të mirëpajisura për të përballuar emigracionin klandestin, si marina që mbron brigjet libiane ashtu edhe ushtria që mbron kufirin tokësor", këmbëngul Al Garawi.
"Për të luftuar terrorizmin libianët duan heqjen e embragos kundër armëve, pasi janë në gjendje të paguajnë për të blerë armët e nevojshme për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon", theksoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com