Granada dhe Libia njohin Kosovën. Lajmi është konfirmuar para pak çastesh nga qeveria e Kosovës, kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe ministrit të Jashtëm të Granadës, Nickolas Steele dhe homologun e tij libian në Nju Jork.
Kësisoj Granada bëhet shteti i 102 dhe Libia bëhet shteti i 103, që njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Gjatë takimit, Thaçi dhe Steele nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve. Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë.
Ai theksoi se Grenada ka kënaqësinë të jetë shteti i 102-të, që e njeh Republikën e Kosovës, mirëpo edhe shteti i radhës që e bën Kosovën të njohur nga shumica e vendeve të CARICOM-it.
Grenada është ishull në Karaibe dhe ka një territor prej 344 km. katror dhe rreth 110 mijë banorë. Ky është shteti i 102 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është njohja e parë e paralajmëruar për këtë muaj. Shumë shpejt Kosovën pritet ta njohin edhe dy shtete tjera.
“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

(Në foto: Nga nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike me Granadën).

(Në foto: Nga takimi i Thaçit me hologun e tij libian).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com