Libra - dhuratë nga Amerika në 1939
për Bibliotekën Kombëtare

Libra - dhuratë nga Amerika në 1939<br />për Bibliotekën Kombëtare
Një miku im, Shpëtim Sala, njeri tepër i dhënë pas koleksioneve historike dhe i çiltër në pasurinë intelektuale që ka, më dha i pari shtysën e pa përballueshme për të hedhur në letër këto pak rreshtat e mëposhtme, e që rrahin të kujtojnë një ngjarje të 84 vjetëve më parë, një ngjarje pa bujë dhe e mbyllur me kohë në arkivat e shtetit shqiptar. Dikur ai kishte lexuar një shkrimin tim për uniformën e një luftëtari të Trupit Vullnetar dhe sapo i ra në dorë broshura e Aqif Përmetit mbi mënyrën e stërvitjes së ushtarëve të Trupit ngriti dorezën e telefonit. Kaq ishte puna! Gjëja më interesante është se kjo broshurë bën pjesë në listën e librave që Federata “Vatra” i dhuroi Bibliotekës Kombëtare në vitin 1930.

Kushdo mund të bëhet kurioz dhe të vrasë mëndjen për rëndësinë e librit. Mirë! Unë nuk do ta komentoj broshurën për përmbajtjen, as për saktësinë ushtarake, as se në eksperiencën, apo rregulloret e cilit shtet është mbështetur autori. Këto janë çështje tepër larg njohurive të mija ushtarake, nuk guxoj dhe po u a lë specialistëve të stërvitjes fushore, por do të thom nja dy - tre fjalë për Trupin Vullnetar. Ai u krijua në Amerikë me sygjerimin e Mehmet Konicës dhe me përkujdesjen e “Vatrës”. Qëllimi ishte pjesmarrja në Luftën e Parë Botërore duke u rreshtuar pranë Forcave Aleate, për të siguruar kështu zyrtarizimin e paprekshmërisë së kufijve të vitit 1913. Në vitin 1913 shqiptarët e qytetëruar e panë pasojën e rreshtimit gjatë kohërave të kaluara në luftë përkrah forcave turke! Mijëra shqiptarë firmosën pjesmarrjen në këtë njësi të armatosur ushtarake, duke blerë me paratë e tyre edhe armatimin.

Mirëpo një forcë ushtarake nuk mund te funksionojë pa një organizim të përsosur që nga gjërat më elementare, që nga disiplina e rreshtimit, ecjes, etj, etj, gjë që në forcat e armatosura përcaktohet me rregullore. Këtë tematikë përmban broshura e hartuar nga Aqif Përmeti. Pastaj, më vonë, në vitin 1920, një pjese këtyre vullnetarëve të stërvitur ushtarakisht, u inkuadruan në “Gardën civile” dhe erdhën këtu në vitin 1920 në bazë të kërkesës së qeverisë së Sulejman Delvinës.

Në listën që rreshton librat e dhuruara nga “Vatra” broshura e Aqif Përmetit përmendet pak më ndryshe: me sa duket nëpunësi që e ka shkruar nuk ka treguar kujdesin e duhur dhe të domosdoshëm në të tilla raste, madje duke “ja futur kot” për ndonjë gjë, por megjithatë janë vogëlsira, të cilat nuk prishin punë.

Në Arkivin e Shtetit, në Fondin 195, Dosjen 122 dhe Faqen 173, ruhet kjo shkresë:
 “ M. A.
Ni 158 / 348
---------------
Vivëlla të blera dhe vivëlla të falura.
Mënistërijës së Arësimitë
Q y t e t
 
(Mbasi flitet për një shumë paresh të dhuruara nga Bashkija e Tiranës për Bibliotekën Kombëtare dhe që ka si qëllim blerje librash dhe mbasi shpjegohet se si u shpenzuan këto para në “Librarinë Lumo Skëndo”, “Hasan Baki” dhe “Argus”, shkresa vazhdon kështu):
Kjo Biblëjotekë u pasurua këto ditë me:
16 copë vivëlla të falura nga Legata e Shqipërijës në Vashington, dhe 20 copë vivëlla të stërholla nga Fedreata Vatra e Bostonitë.
 
Listat e stërholla të këtyre dhuratave janë mbëllyjturë këtu bashkë.
Tiranë 1 Dimëruar 1930 Drejtori”
Firma dhe vula)

Dhe më poshtë:
“SEKRETARI I PERGJITHSHEM
Firmosur: Aleksandër Xhuvani
4/12/1930

MINISTRIA E ARESIMIT BOTUER
12/XII/930
NR . 155 / 29”
Në faqet 174 dhe 175 paraqiten në mënyrë të veçantë të dyja listat, të dyja të shkruara me dorë dhe me kalem të zi.
Në listën e parë të bën përshtypje, si të thuash, titulli i saj: “Libra të dhuruara nga Faik Konitza”. Më vonë, por se kur nuk e dimë, dikush, që përsëri nuk e dimë, ka mbyllur në kllapa me bojë kine emrin e Faik Konicës dhe ka shtuar: Legata e Shqipërisë në Vashington. Pra ky person i paidentifikuar bën një saktësim: librat nuk janë të dhuruara nga Faik Konica, por nga Legata e Shqipërisë në Uashington. Në ato vite Faik Konica ka qenë ambasador i Legatës shqiptare dhe padyshim që meriton për interesimin e tij, ndoshta edhe përzgjedhjen, por jo më shumë nga kaq. U interesova për saktësime të mëtejshme ndër ata studiues që janë marrë me jetën dhe veprimtarinë e Konicës: mbetën përpara një të panjohure, që realisht nuk ekziston!
 
Ja edhe lista:
“Libra të dhuruara nga (Faik Konitza) Legata e Shqipërisë në Vashington
 
- Papers Relating to the Foreign Relations of the United States. 1914
Suplement, the Ëorld Ëar, Ëashington. 1928 (Copë 1)
- Senate Manual Containing the Standing Rules and Orders of the United States Senate. Ëashington. 1927(Copë 1)
- Constitution, Jefferson’s Manual and Rules of the House of Representatives of The United States, Seventieths Congress. ( Sekretess) Ëashington, 1927. (Copë 1)
 
- Retail Prices, 1890 to 1928 (Bulletin of the United States Bureau of of Labor statistics No 495) Ëashington 1929. (Copë 1)
 
- Public Service Retirement Systems. United States, Canada and Europe (Bulletin of the United States Bureau of Labor Statistics No 477) Ëashington 1929. (Copë 1)
- The Treaties of Peace, 1919 – 1923. Vol. II. Neë York 1924. (Copë 1)
- Report of the Librarion of Congress for the year 1929. Ëashington, 1929. (Copë 1)
- Cannon’s Procedure in the House of Representatives (Clarenec Cannon) Ëashington, 1928. (Copë 1)
- A History of Agricultural Exstension Ëork in the United States, 1785–1823 (Alfred Charles True) Ëashington 1928. (Copë 1)

- Papers Relating to Foreign Relations of the United States, ëith the Address of the President to Congress. December 4, 1917. Ëashington 1926. (Copë 1)
- Ëholesale Prices 1913 to 1928 (Bulletin of th 1929e United States Bureau of Labor Statistics, No 493) Ëashington 1929. (Copë 1)
- Retail Prices 1890 to 1927 (Bulletin of the United State Statistics, Bureau of Labor Statistics, No 464) Ëashington 1928 (Copë 1)
- Statistical Abstract of the United States, 1929. (United States Department of Commerces) Ëashington 1929. (Copë 1)

- Constitution, Jeffersonof’s Manual and Rules of the House of Representatives of the United States, Seventy-First Congress (Leëis deschler) Ëashington 1929. (Copë 1)
- The Treaties of Peace, 1919 – 1923, Vol. I. Neë York 1924. (Copë 1)
- A History of Agricultural Education in the United States, 1785-1925 (Alfred Charles True) Ëashington, 1929. (Copë 1)
-----------
16.- copë gjithsejt
 (Firma dhe vula)
------------
Tiranë 1 Dimëruar 1930”
Duke lexuar listën e mësipërme vëren menjëherë që librat kanë një karakter juridik, historik dhe edukues për veprimtarinë qeverrisëse, pra për diçka nga linjat politike të interesimit të ambasadave dhe në këtë çështje ndoshta mund të përmblidhet interesimi i Faik Konicës.

Të një karakteri krejt tjetër janë librat e dhuruara nga Vatra. Jo vetëm në shqip dhe të gjitha shqip, jo vetëm përkëthime të dëgjuara të Fan Nolit, ja përshembull “Kasollja” e V. Ibanjezit dhe “Tragjedia e Otellos” e Shekspirit, por edhe krijime të tilla si “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos dhe “Zani i zemrës” i Spiridon Ilos, apo libra historie të Kosta Çekrezit , etj.
Në vazhdim është edhe lista përkatëse:
Libra të Dhuruar nga Vatra
- Kalendari i Vatrës, i Motit 1918, Boston, 1918. (Copë 1)
- Erashja e Ladyt Ëindermere (Oscar Ëilde, përkth. Loni Kristo) Korçë 1927. (Copë 1)

- Notica për Ushtruar T. V. Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Aqif Përmeti) Soathbridge, Mars, 1917. (Copë 1)
Tragjedia e Othellos, Arapit të Venetikut (Ëilliam Shakespeare: përkth. Fan S. Noli) Boston, 1916. (Copë 1)
- Mevlud (Hafëz Ali Hatib i Korçës) – 1332 (1916). (Copë 2)
- Barbaritë Greke në Shqipëri (Costa P. Tomori Leusa) Framingham, Mass, 1917. (Copë 1)
- Lutjesorja (e kthyer nga Gërqishtja prej F. S. Nolit) Boston 1914. (Copë 1)

- Historia e Shqipëtarëvet t’Italisë (Petro Scaglione) Neë York 1921. (Copë 1)
­- Kapedani i Jeniçerëve (James M. Ludloë; përkth. Andon S. Frashëri) Boston 1923 (Copë 1)
- Këndime për rjeshtën e funtme të shkollave fillore (K. Çekrezi) Boston 1921 (Copë 1)
- Në hien e Hurmave (Pralla t’Arabisë, i shqipëroj Faik Konitza) Boston, 1924. (Copë 1)
- Historia e Shqipërisë (K. A. Çekrezi) Boston 1921. (Copë 1)

- Histori e Vjetër (K. A. Çekrezi) Boston 1921 (Copë 1)
- Histori e Re e Evropës (K. A. Çekrezi) Boston 1925. (Copë 1)
- Bleta Shqipëtare (Thimi Mitko: e përshkroj me shkronja shqip Gjergj Pekmezi) Ëien 1924. (Copë 1)
- Kasolja (Vicente Blasco Ibanez; përkth. Fan S. Noli) Boston 1921 (Copë 1)
- Fshatari – Zotni, apo Jeppja nga Mali (Ludvig-Holberg; përkth. Milto Sotir-Gurra) Korçë 1927.
- Dëshirat e Zëmrës (Spiridon T. Ilo) Neë York 1919. (Copë 2)
---------
20.- copë gjithësejitë
 
Tiranë 1 Dimëruar 1930”
(Firma dhe vula)
 
Në këtë listë ka edhe një perlë tjetër, që është Kalendari i Vatrës, i vitit 1918. Dhe të gjithë ata që studiojnë shqiptarët në Amerikë, apo ngjarje historike të asaj periudhe kohore, e dinë mirë vlerën e pazëvendësueshme të tij.
Po sot, a ruhen të gjithë këta libra në Bibliotekën Kombëtare? Dhe jo vetëm si libra, por edhe si një dëshmi e rrugës së dijes në Shqipëri? Për vete nuk dyshoj!

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit