Dhuna/ Leka urdhër mbrojtje 1 vit nga ish-vjehrri! Gjergj Zaharisë i ndalohet të shkelë në Pallatin Mbretëror, do qëndrojë 100 m larg Princit

Dhuna/ Leka urdhër mbrojtje 1 vit nga ish-vjehrri! Gjergj Zaharisë i ndalohet të shkelë në Pallatin Mbretëror, do qëndrojë 100 m larg Princit

Gjergj Zaharia, Princ Leka dhe Elia Zaharia

TIRANË- Princ Leka Zogu II ka marrë mbrojte ndaj Gjergj Zaharias, babait të bashkëshortes Elia, me të cilën është në proces divorci.  Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka miratuar një vit urdhërmbrojtje për Princ Lekën, çafrë do të thotë se Gjergj Zaharia për këtë periudhë duhet të qëndrojë 100 metra larg ish-dhëndrit, dhe nuk duhet të shkelë në Pallatin Mbretëror dhe pse aty qëndron vajza e tij me mbesën.

Ky vendim u mor, pasi mbrojtja e Lekës, paraqitur në seancë, ekspertizën e Mjekësisë Ligjore, ku evidentohet dhuna fizike në trupin e princit.  Ndërsa seanca për urdhrin e mbrojtës se Elias është shtyrë seanca për më 27 mars me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se mbrojtësit e saj nuk kishin sjellë provat që do të paraqisnin në gjykim.

Seanca e mbajtur këtë të enjte vjen pas denoncimeve nga të dyja palët për dhunë fizike dhe kërkesave të bëra nga të dyja palët për urdhra-mbrojtjeje, të cilët gjykata ua dha dhe vendosi që të mos i afrohen njëri-tjetrit më shumë se 5 metra.

Në media u publikua edhe një video e pretenduar e dhunës, ku dëgjoheshin të bërtitura dhe fyerje. Aty shikohet dhe babai i Elias, me një statujë në dorë, ndërsa e bija shfaqej agresive ndaj bashkëshortit të saj. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajzë nga martesa e tyre, Xheraldinën, por prej disa kohësh jetojnë të ndarë, pasi kanë nisur procesin e divorcit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi