Librat e VIP-ave/ Shkrimtari Skeja: Disa librari nuk pranojnë botimet e mia! Berhami: Nuk i themi dot ‘jo’ emrave të njohur! Lekatari: Si e gjejnë kohën për të shkruar?

Librat e VIP-ave dhe autorët profesionistë në Panairin e Librit janë pritur me kritika. Kjo për shkak se autorët e rinj që janë shumë të talentuar nuk arrijnë të kenë hapësirë për të promovuar librat e tyre. Shkrimtari Hamdi Skeja, i ftuar në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se ka patur raste që disa librari në Tiranë nuk i kanë pranuar librat e tij për shkak se nuk është i njohur. Ai bën thirrje që të mos lihen jashtë vëmendjes autorët e rinj.

“Nga 2014-2022 kam vetëm 4 vëllime në treg. Botimi i një libri ka vështirësitë e tij dhe kosto mirëpo është e vërtetë që kam kohë që kërkoj dhe ulëras se ku është kritika, ku janë profesorët dhe njerëz që duhet të merren. S’duhet të flasim për një libër hajt se e kemi mik dhe mike. Ka shumë librari në Tiranë që nuk i kanë pranuar librat e mi se nuk jam të lidhur me famën. Nuk duhet të bjerë llumi mbi autorët e rinj”, tha Hamdi Skeja.

Ndërsa botuesja Loreta Berhami u shpreh se nuk mund t’i thonë dikujt “jo” për botimin e librit. Për këtë i referohet emrave të njohur që zgjedhin të botojnë libra. Sipas saj, edhe nëse do të ketë censurë në masë, për shkak të popullaritetit do e gjejnë mënyrën për të shitur.

“Nëse një libër merr më shumë vëmendje se sa meriton dhe nuk ka lidhje me përmbajtjen, mund të denoncohet. Lexuesi i mirë e gjen librin online dhe përmes miqve. S’ka arritur pika në Shqipëri që të kemi aq shumë lexues të mirë sa shtëpitë botuese t’i thonë jo dikujt që duam s’duam ne, shet. Këta do shesin sikur të censuroheshin edhe në masë. Nuk ka asnjë autoritet ligjor që përcakton cfarë botohet dhe cfarë jo”, tha botuesja Loreta Berhami.

Ndërsa gazetarja Zhaklin Lekatari ngriti pikëpyetjen se si emrat e njohur arrijnë të gjejnë kohën për të shkruar libër ndërsa janë të angazhuar me biznese.

“Ajo që më shqetëson është mungesa e vëmendjes dhe hapësira që i hiqet shkrimtarëfve të rinj, penëve të arta, personave që nuk kanë status, që nuk kanë status dhe nuk mund të paguajnë dikë për të shkruar libër. Nga ana tjetër, të gjithë këta që janë të famshëm për të forucar pozitën e tyre, pikëpyetja e parë është se sa të suksesshëm janë dhe në shkrim? Ne nëse jemi artistë dimë të shprehemi në të gjitha gjinitë e artit? Unë kam shumë vite që po mbledh materiale se dua të botoj dicka mbi edukimin seksual, por të krijosh një libër më duket një punë e madhe dhe e vështirë që ka nevojë për punë të madhe. Të gjithë këta që kanë kaq shumë biznese, ku e gjejnë kohën që brenda 1 viti të botojnë libër?” – tha Zhaklin.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit