Librazhd, 24-vjeçarin e zuri korrenti duke punuar në rrugë, arrestohen dy drejtues të firmës
Policia bën të ditur se ka arrestuar dy drejtues të firmës dhe një punëtor në Librazhd për shkelje të kushteve teknike në punë. 24-vjeçari D.L humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar në rrugë.
Foto Ilustruese
LIBRAZHD - Një 24-vjeçar humbi jetën në Librazhd dy ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë teksa ishte duke punuar në rrugë. Policia bën të ditur se ka arrestuar dy drejtues të firmës dhe një punëtor për shkelje të kushteve teknike në punë.
Të arrestuarit janë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec, drejtues i firmës 2 T sh.p.k, Veledin Memelli banues në fshatin Bahçallëk në Pogradec, me detyrë drejtues teknik i firmës Fat Albkom Beton Albania sh.p.k, drejtues teknik si dhe Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, i cili është punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.
• Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).
• Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?
-
Të duhura
83.4%
-
Të gabuara
11.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5209
Lajme të tjera
-
Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë! OSHEE: Përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur (Emri)
23 Prill, 21:37
-
Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit
19 Prill, 09:14
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër
13 Prill, 10:53
-
Priten pyjet në parqet e mbrojtura në Librazhd, pas denoncimit në Shqiptarja.com policia arreston 58-vjeçarin
9 Prill, 10:03
-
Paketa e Sigurisë Shkolla/ Balla viziton gjimnazin në Librazhd, kërkon bashkëpunimin e të rinjve në luftën kundër drogës, dhunës dhe bullizmit
6 Prill, 21:16
-
‘Veri Jug’ udhëtim në Librazhd, bletërritësi tregon 'sekretet': Si të kujdesemi për bletët gjatë spërkatjes së pemëve
24 Mars, 13:57
-
Librazhd, tërmeti ua bëri banesën të pabanueshme, çifti i të moshuarve apel për ndihmë! Nëna: Djali ushtarak mori 5 mln lekë kredi për kurimin e të atit
9 Mars, 15:41
-
Librazhd, humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm, publikohet foto e 18 vjeçarit! Pranga shokut të tij që drejtonte automjetin me shpejtësi
5 Shkurt, 11:55
-
Makina me të rinj del nga rruga në Librazhd, humb jetën 18-vjeçari! Në Korçë mjetet përplasën 'kokë më kokë', 1 i vdekur! 8 të plagosur (EMRAT)
4 Shkurt, 17:43
-
Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë përfshin veriun, pa energji Malësia e Madhe dhe Puka
18 Janar, 21:16