Policia e Elbasanit ka arrestuar një mjek 55-vjeçar në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Pas një pune hetimore gjatë operacionit “Kempi” në pranga ka përfunduar mjeku me iniciale A .D. 55 vjeç, lindur e banues në Librazhd.

Sipas policisë nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ai  ka lëshuar mbi 50 raport analize fiktive me ane te cilave personat i përdornin për të përfituar kemp në rrethin e Librazhdit.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)