LIBRAZHD , 4 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/ - Strukturat e Krimit Ekonomik- Financiar kane arrestuar sot noterin Kujtim Kaca në qytetin e Librazhdit si dhe administratorin e Shoqërisë Remi sh.p. k, Ismail Leka, nën akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe te "Mashtrimit".
Burime të Policisë bëjnë të ditur se "eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar "Egantia", duke vënë në pranga dy personat e sipërpërmendur. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë falsifikuar dokumentat e pronësisë së banorëve të fshatit Dardhë, ku po ndërtohet HEC-i në pronësi të administratorit Ismail Leka".
Mësohet se falsifikimi i dokumentave konsiston në faktin që banorët kanë qenë pro që pronësinë e tyre t'ia japin administatorit Leka me qëllim që ky i fundit të ndërtojë HEC- in në pronën e tyre, fakt që është mohuar automatikisht nga banorët. Kanë qenë vetë këta të fundit që pasi kanë zbuluar mashtrimin e bërë nga administatori kanë denoncuar rastin në Polici.
HEC-i Egnatia ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2013 dhe është marrë me koncension nga Leka në vitin 2007 nga Ministria e Energjitikës, por dokumentat që ai kishte dorëzuar ishin falsifikuar. /a.ke/
