Qindra banorë të fshatrave Rrajcë, Përrenjas, Urakë e Kotodesh kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre. Sipas tyre uji shpërdorohet nga lavazhet e shumta që ndodhen gjatë rrugës nacionale dhe vaskat e peshkut, të cilat sipas banorëve e marrin ujin në mënyrë të paligjshme.
Protesta është zhvilluar pranë tunelit të hekurudhës së Qafë-Thanës, pikërisht në vendburimin që furnizon të gjitha komunat e Rrajcës.
/Shqiptarja.com
Protesta është zhvilluar pranë tunelit të hekurudhës së Qafë-Thanës, pikërisht në vendburimin që furnizon të gjitha komunat e Rrajcës.









