Librazhd, Beqaj: Ilaçe në të gjitha
zonat që rrezikojnë të bllokohen
Minsitri i Shëndetësisë ka deklaruar sot nga qyteti i Librazhdit nga ku ka inspektuar nga afër mbarëvajtjen e shpërndarjes së barnave dhe materialet mjekësore, se spitali është gati për çdo situate emergjente
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka nisur shpërndarjen e barnave dhe materialeve të konsumit mjekësor për fshatrat dhe zonat që rrezikojnë të bllokohen gjatë sezonit të dimirit. Ministri Ilir Beqaj ka vizituar disa nga qendrat shëndetësore në Librazhd, ku janë shpërndarë barna në rast të bllokimit për shkak të borës. Plani i Ministrisë së Shëndetësisë që ka nisur të zbatohet prej datës 25 nëntor, parashikon shpërndarjen e 42 barnave dhe 24 matrialeve të konsumit mjekësor, të nevojshme për Qendrat Shëndetësore.
“Këtë dimër, ne i garantojmë që nuk do të kenë mungesa me barna dhe materiale mjekësore në qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. Në Librazhd janë 6 qendra shëndetësore që janë veçanërisht të rrezikuara nga kushtet e motit të rënduar gjatë dimrit, dhe përkatësisht, ato të komunave Stravaj, Qendër, Lunik, Orenje, Streblevë e Rrajcë”, - u shpreh Beqaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Librazhdit, Taulant Balla.
Në listën e 42 barnave përfshihen anti-infektiv, barna hormonale, barna për gjakun dhe organet etj. Në listën e matrialeve të konsumit mjeksor përfshihen sistemi infuzioni, shiringa, pambuk, aparat tensioni etj. Vitet e fundit shumë zona të thella që janë bllokuar nga bora janë furnizuar me ilaçe nëpërmjt helikopterëve.
RimbursimiPër ministrin Ilir Beqaj banorët në të gjitha fshatrat dhe zonat e thella, do të përfitojnë edhe recetën e rimbursueshme me një afat 2-mujor, nga 1 muaj që ishte më parë. “Ka edhe një masë tjetër që ka filluar të zbatohet që në muajin prill nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit, por që këtë dimër do të ndihet më shumë, dhe që ka të bëjë me recetën dy-mujore me rimbursim, që do të thotë se shumë prej banorëve të këtyre zonave mund të marrin furnzimin me barna që nga nga mesi apo java e tretë e dhjetorit, dhe ta kenë këtë deri në fund të shkurtit, kur përgjithësisht është edhe momenti kur stina e dimrit fillon dhe zbutet”, - theksoi Beqaj.
Duke falënderuar Ministrin Beqaj për këtë zgjidhje, e cila i ka munduar prej vitesh banorët e këtyre zonave, deputeti Taulant Balla u shpreh se kjo është një praktikë tashmë e konsoliduar prej dy vitesh. “Unë personalisht si deputet i bëja thirrje ministrisë së Shëndetësisë të mundësonte furnizimin ndoshta edhe nga ajri për këto zona me ilaçet bazë. Tashmë, gjërat ndodhin ndryshe, sepse furnizimi në kohë bëhet që pa filluar rreshjet e dëborës, deri në mars i kanë ato ilaçet bazë aty”, - tha Taulant Balla. Vetëm në zonën e Librazhdit janë furnizuar qendrat shëndetësore, të cilat kanë një popullsi prej 27.475 banorë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.1%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.8%
Vota total: 1081
Lajme të tjera
-
Shoqëria civile protestë para SPAK: Ku është floriri i Kërrabës! Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve
29 Mars, 12:15
-
Vetëm 2 minuta /Finok në tavë me proshutë, një recetë plot shije nga zonja Albana
29 Mars, 12:12
-
FOTOLAJM/ Rama pozon me 3 kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të FA-së
29 Mars, 12:09
-
Pastiçe me mish të grirë dhe beshamel nga zonja Albana
29 Mars, 12:08
-
Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit: Pasi i uroj mirëseardhjen Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…
29 Mars, 12:07
-
Braktiset Vodica në Ersekë, 30 familje! Sakrifica e mësuesit ‘hero’ për t’i dhënë dije nxënësit të vetëm në fshat
29 Mars, 12:04
-
Kek i shëndetshëm me hurma arabie dhe arra nga zonja Albana
29 Mars, 12:02
-
U-17/ Kombëtarja s'ia del të fitojë, kuqezinjtë e mbyllin grupin në vendin e parafundit (VIDEO)
29 Mars, 11:51
-
Banorët e Bërxullës modifikojnë himnin e Flamurit: Kush është burrë s'frikësohet, e derdh lekun pa kursim! Avokati i Popullit ‘dajre’ e Ministri i Brendshëm ‘daulle’
29 Mars, 11:50
-
I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet, dënimin do e shlyejë në Shqipëri
29 Mars, 11:46
-
Dialogu Kosovë-Serbi vijon në Maqedoninë e Veriut, nesër do flitet për ekonominë, në fokus tregtia e dy shteteve
29 Mars, 11:39
-
Për herë të parë, objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria do jenë pjesë e një ekspozite në SHBA e Kanada
29 Mars, 11:30