LIBRAZHD - Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një njeriu ka ndodhur në aksin Përrenjas- Librazhd sot në mbrëmje.

Aksidenti është regjistruar në Qukës, teksa një maune me targa bullgare ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i maunes, një shtetas bullgar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e shkaqeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)