Varfëria dhe dëbora nuk mund të ecin dot bashkë dhe shumë familje në vështirësi ekonomike në zonat me dëborë nuk po përballen thjesht me dimrin por edhe me mungesën e ushqimit që sa vjen e pakësohet. Besim Dosku është baba i 5 fëmijëve. Ai jeton vetëm me 70 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike dhe sikur të mos mjaftonte kjo po përballet me dëborën, mungesën e energjisë, shtëpinë e rrënuar dhe rrezikut për mbarimin e ushqimit bazë, bukës. Vitin e ri kjo familje e ka kaluar pa energji elektrike dhe dëshira që kanë fëmijët e kësaj familje janë minimale.
Vetë Besimi thotë se është pagues i rregullt i energjisë elektrike edhe pse i faturohet afrofe 25 mijë lekë të vjetra për shkak të mungesës së sahatit. Nëse do t’ia dalë këtë dimër, ai se di, por dëshira e tij më e madhe është që dimri të mbarojë shpejt.
Një thes miell që ia ka falur një i afërm, pak ushqime një dhomë ku të gjithë mblidhen rreth sobës, si i vetmi vend i ngrohtë janë kushtet e kësaj familjeje që nuk mendon për frigorifer, lavatriçe apo elektroshtëpiake të tjera, por mendon vetëm bukën, bagëtinë që i mban gjallë përballë varfërisë ekstreme.

Banorët na thonë se të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin për t’ia dalë edhe përballë këtij të ftohti që nuk ishte parë për shumë vite.
Pas një jave të vështirë zonat e mbuluara nga dëbora, banoret shikojnë me shpresë nga qielli që temperaturat të rriten dhe dimri të kalojë shpejt.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO