LIBRAZHD - Kufoma e një gruaje është gjetur gjatë ditës sotme ne fshatin Babje të Librazhdit.

Trupi i dekompozuar u gjet mbrëmjen e djeshme nga një bari i zonës pranë një përroi, ndërsa dyshohet se i përket një gruaje të moshës 18 deri në 23 vjeçe.

Policia ka marrë kufomën dhe e ka dërguar në morgun e qytetit ku po bëhet ekspertiza mjekoligjore.

Ndërkohë policia paralelisht ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, ndërsa po shqyrtohen të gjitha rastet e denoncimeve për individë te zhdukur.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)