ELBASAN - I deleguari i LSI-së për qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto ishte në një takim në  4 fshatra të komunës Qendër  në rrethin e  Librazhdit. Në vijim të takimeve elektorale kandidati i LSI për deputet në bashkebisedim me banorët u shpreh se LSI ka një plan të qartë për të zgjidhur problemet e thella që kanë banorët e këtyre zonave. “LSI do të përmirësojë infrastukturën e shkatërruar rrugore të katër fshatrave, bujqësia do të ketë një plan-zhvillimi për produktet e saj dhe do të ndërtojë qendra shëndetësore për të rritur  shërbimin jetësorë te banorët që sëmuren në fshtat.

Haxhinasto paraqiti programin e LSI që banorët e ketyre zonave të mos merren vetëm me bujqësinë si  të vetmen mënyrë mbijetese por,  si aktivitet ekonomik per te rritur mirëqenien e tyre duke kultivuar në masë arrorët dhe vreshtarinë.

Ai shpjegoi skemat e reja të subvencinimit me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor, agreopërpunimin, -“pra rritja e bujqësija është motori i zhvillimit në mandatin e ardhshëm dhe, LSI ka një program të detajuar për fshatin”

 Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)