Librazhd, i vë flakën derës së Bashkisë gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)

Librazhd, i vë flakën derës së Bashkisë gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)

Dera e bashkisë Librazhd , që ju vendos zjarri

LIBRAZHD - Një person i ka vënë zjarrin derës së jashtme të Bashkisë së Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar Artan Balla, 45-vjeç, banues në Librazhd, i cili është arrestuar nga policia.  

Nuk dihen ende motivet që shtynë 45-vjeçarin drejt këtij akti, ndërsa policia vijon hetimet. 

Dera kryesore e Bashkisë Librazhd, ku u vendos zjarri

Njoftimi i Policisë:

Librazhd 

I vë zjarrin derës së Bashkisë Librazhd, Policia në kohë rekord identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të zjarrvënies. Gjatë orëve të natës, është tentuar të digjet dera e jashtme e Bashkisë Librazhd, nga një person i pa indetifikuar.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. 

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik