LIBRAZHD - Një kamion i cili po transportonte skrap ka marrë flakë në aksin nacional Librazhd-Përrenjas, por nuk ka pasur të lënduar. Nga uniformat blu të Librazhdit mësohet se për pak kohë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.
Kamioni i ngarkuar ka bërë një frenim të fortë dhe për pasojë ka marrë flakë një prej gomave të tij. Menjëherë drejtuesi i mjetit ka bërë shkëputjen e pjesës së pasme të kamionit dhe kanë qenë zjarrëfikësit e qytetit të Librazhdit ata që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Bllokimi i aksit ka zgjatur pak minuta dhe më pas ka filluar qarkullimi normal i tyre. Policia e Librazhdit po heton në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej për këtë ngjarje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com