LIBRAZHD - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rikthyer energjinë elektrike ditën e sotme për zonat e thella juglindore në të cilat ka patur defekte për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike. 

Grupet e punës së OSHEE të zbritura në terren kanë mundësuar rikthimin e energjisë edhe për 310 abonentë të tjerë pasi u zëvendësuan 2 transformatorë të djegur. 

OSHEE po ndërhyn në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, në zonën e Librazhdit, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e sotme për 1000 abonentë të tjerë. 

Strukturat e OSHEE-së në zonën e Librazhdit bëjnë me dije se pas ndërhyrjeve që do të kryhen në disa linja të cilat kanë pësuar defekte, brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia edhe për 2200 abonentë të këtyre zonave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)