LIBRAZHD - Rreth 150 nxënës në arsimin 9-vjeçar në fshatin Gurshpat të komunës së Polisit në rrethin e Librazhdit prej disa ditësh nuk e realizojnë procesin mësimor.
Shkak është bërë mospërfundimi i rikonstruksionit të shkollës më të madhe të kësaj zone. Sipas kontratës, shkolla duhej të përfundonte në afatin kohor të 120 ditëve që nga lidhja e kontratës, por ky afat është shkelur.
Punimet për rikonstruksionin e godinës kanë nisur nga muret e jashtme, ndërsa pjesa e brendshme e saj është totalisht e shkatërruar. Sipas banoreve punimet kanë nisur që prej 8 muajsh dhe vazhdojnë të zvarriten.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com