Librazhd - Është përkujtuar ditën e sotme, në Orenjë të Çermenikës në Rrethin e Librazhdit, 72 vjetori i krijimit të çetës së parë partizane në Qarkun e Elbasanit. Veteranët kërkojnë më shumë vëmendje për 70 vjetorin e çlirimit të vendit.

Të pranishëm në eventin përkujtimor kanë qënë qindra familjarë të ish-pjesmarrësve të këtij formacioni ushtarak të Ushtrise Antifashiste Nacional Çlirimtare, banorë të ndryshëm të zonës, gjithashtu dhe drejtues të pushtetit vendor si nënprefekti i Librazhdit Enver Koçi, kreu i komunës Orenjë Shkëlqim Lila dhe kreu i PS për Librazhdin, Kastriot Gurra.

Gjatë aktivitetit u përmend dhe u vlerësua nga të gjithë të pranishmit roli i kësaj çete partizane gjatë përpjekjes ççlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, dhe veteranët e luftës kërkuan nga autoritetet vëmendjen e duhur në prag të 70 vjetorit të çlirimit të vendit nga okupimi fashist, si për krijimin e atmosferës që meriton por edhe në restaurimin urgjet të monumenteve dhe simboleve që i janë kushtuar luftës.

Redaksia Online
(e.s/Shqiptarja.com)