LIBRAZHD-Pasditen e djeshme në lumin Shkumbin u mbyt një 14-vjeçar nga Hotolishti.
 
Klevis Alliu 14 vjeç humbi jetën, pasi shkoi të lahej në lum bashkë me vëllanë më të madh dhe një kushëririn e tij.
 
Mbytja e 14-vjeçarit në lumin Shkumbin është një goditje e dytë për familjen e tij Alliu, pasi sipas Infoelbasanit, familja ka edhe një djalë të vogël të paralizuar.
 
Klevis Alliu  u mbyt në vendin e quajtur “Hurdha e Qymyrit”, vëllai dhe kushëriri tentuan ta shpëtojnë por 14-vjeçari ndërroi jetë. 


dy.b/shqiptarja.com