LIBRAZHD - Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë nga përplasja e dy makinave në unazën e qytetit të Librazhdit. Janë përplasur sot në mbrëmje rreth orës 20:00 një Mercedes Benz AA729CX me një Peugeot me targë TR 1143J.
 
Ai që ka humbur menjëherë jetën ka qenë drejtuesi i automjetit Peugeot, Julad Hoxha, 29 vjeç, nga Tirana, ndërsa drejtuesja e Benzit, Kostanca Kapurani, ka dëmtime të lehta ndërsa pasagjer, Dorian Faqolli, është në gjendje të rëndë. Automjeti Peugeot ka qenë i kompanisë “Delta sh.a.”.  
 
Sipas policisë, shkak paraprak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin të dy automjetet, por ndërkohë po kryhet një ekspertizë më e gjerë për për të arritur nën jë përfundim të saktë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)