Librazhd- Një zjarr ka rënë gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë, në një banesë duke e djegur plotësisht atë. Banesa i përket shtetasit N.Ç., 56 vjeç.

Nga zjarri i rënë nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike, pasi edhe nga deklarimet e familjarve nuk pretendojnë se ishte i qëllimshëm.

Njoftimi i plotë:

Librazhd, Informacion paraprak 

Gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.Ç., 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit N.Ç. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike, pasi edhe nga deklarimet e familjarve nuk pretendonje se ishte i qëllimshëm.