LIBRAZHD- Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Fushë- Studenit, në njësi administrative Stebleve. Mësohet se viktima është Ibrahim Lala 55 vjeç. 55-vjeçari ishte larguar nga banesa para 20 ditësh.
Kanë qenë turistët ata që kanë pikasur trupin e pajetë dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Dyshohet se Lala është mbytur, pasi nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento
Komente

