Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim

Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim

Foto ilustruese

LIBRAZHD - Dy persona të shpallur në kërkim nga policia u vunë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Librazhdit.

E.H., 30 vjeç banues në fshatin Rrajcë dhe K.A., 18 vjeç, banues në Prrenjas, kishin vjedhur në bashkëpunim kamerat e një magazine në një biznes me bimë medicinale, e cila ishte në pronësi të një 30-vjeçari. 

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.', thuhet në njoftimin e policisë.  

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta