LIBRAZHD - Tre vatra zjarri që dyshohet se jane te qëllimshme, jane shfaqur në Malin e Zgarës, ndërsa efektivat e zjarrëfikëses po përpiqen të lokalizojnë flakët me mjete primitive.
Shefi i këtij reparti në qytetin e Librazhdit, Ladi Duro, nga vendi i ngjarjes pohon se "aktualisht janë tre vatra zjarri të përhapura, të cilat kanë djegur thuajse 20 hektarë pyll me dushk, ndërsa është e pamundur ndërhyrja me mjet në këtë terren të vështirë, ndaj jemi detyruar që 8-9 efektiva bashkë me punonjës të pyjores të lokalizojmë flakët me mjete primitive si lopata e kazma".
Sipas tij, për të bërë të mundur lokalizimin e më pas shuarjen e flakëve që përhapen edhe për shkak të favorizimit të erës, kërkohet ndihmë pasi është e pamundur që efektivat që ndodhen në vendin e ngjarjes të shuajnë flakët. Sakaq, mësohet se në të njejtën kohë një tjetër zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Zgosht, ku edhe këtu është e pamundur ndëryrja e mjetit të zjarrëfikëses si pasojë e terrenti të vështirë.
Vetëm pak ditë më parë, flakët e zjarrit të malin e Zgarës dogjën dhjetra hektarë pyll, ndërsa efektivat e zjarrëfikëses dyshojnë se zjarri eshte i qëllimshem dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në rast se nuk ndërhyhet në kohë në malin e Zgarës vatrat e zjarrit do të përhapen e do të jetë e pamundur që brenda një harku kohor prej 24 orësh flakët të shuhen. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com