Librezat deri në 30 prill, më pas
vizitat vetëm me kartë shëndeti

Librezat deri në 30 prill, më pas<br />vizitat vetëm me kartë shëndeti
TIRANE- Afati i vlefshmërisë së librezave të shëndetit do të jetë deri më 30 prill, pas kësaj çdo individ do të përfitojë vizita falas dhe do të përfshihet në sistemin mjekësor vetëm me kartë shëndeti. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ka ardhur, pasi gjatë ditëve të fundit është shënuar një fluks shumë i madh i qytetarëve që janë paraqitur pranë zyrave të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për t’u pajisur me këto karta.

Kartat e shëndetit do të sigurojnë vizitën falas te mjeku por dhe do të kursejnë 600 mijë minuta në muaj për procedurat e mjekëve dhe farmacistëve, por edhe qytetarët që prisnin më gjatë në qendra shëndetësore apo farmaci do ta kursejmë këtë kohë. Në vend të një libreze qytetarët tashmë do të kenë kartën, por edhe të gjithë informacionin e lëshuar në momentin e kartës të dixhitalizuar që e ndihmon stafin mjekësor që të ketë një informacion më të plotë shëndetësor, por edhe për të shtuar elementët individuale në dosjen e secilit. Sipas ekspertëve, karta i shërben mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave, krijimit të një imazhi të ri për problematikën e sëmundshmërisë në Shqipëri, ndërkohë që lehtëson punën e mjekut në familje, duke shtuar minutat e kontaktit të drejtëpërdrejtë.
 
Si merret karta

Mjafton një mjet identifikimi dhe kërkesa për t’u pajisur me kartë shëndeti, për të përfituar kartën e re. Në rast se jeni të siguruar apo përfitoni nga sigurimi shëndetësor dhe nuk keni ende një librezë shëndetësore, ose librezës suaj shëndetësore i ka mbaruar afati, mund të pajiseni me kartë shëndeti me dokumentet e mëposhtëm: Dokumentacion për shtetasit shqiptarë: kartën e identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të kartës së identitetit, paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit. Vërtetim regjistrimi pranë mjekut të familjes ku personi është i regjistruar dhe dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.
  
Karta
Personi i siguruar fillimisht duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes për t’u pajisur me vërtetimin e regjistrimit. Mjeku i familjes kujdeset të verifikojë në regjistrin e personave të regjistruar pranë mjekut (letër dhe elektronik) saktësinë e të dhënave të vërtetimit dhe të bëjë përditësimet e nevojshme nëse ka mospërputhje. Personi i siguruar duhet të paraqitet vetë në pikën e shpërndarjes për të marrë kartën e shëndetit. Kur personi i siguruar i përmbush të gjitha kushtet për t’u pajisur me kartë shëndeti, personi i ngarkuar për shpërndarjen e saj, bën regjistrimin e kategorisë/kategorive të përfitimit në sistemin informatik dhe printimin e kartës. Personi i ngarkuar vulos dhe firmos në pjesën përkatëse të kartës dhe nga ky moment karta bëhet e vlefshme për t’u përdorur nga i siguruari.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë