Libri/ Armët e Gërdecit, rrëfimi i
Trebickës në Kongresin Amerikan

Libri/ Armët e Gërdecit, rrëfimi i<br />Trebickës në Kongresin Amerikan
Fshati Gërdec ishte vendi ideal për çmontimin e municioneve. Vetëm pesëmbëdhjetë kilometra larg Tiranës, baza ushtarake ishte e fshehur në rrëzë të kodrës, duke qenë njëkohësisht edhe shumë pranë, edhe larg syve kureshtarë. Gjatë dimrit të vitit 2008, te porta e bazës mblidheshin dhjetëra fshatarë vendës, me synimin që të përzgjidheshin nga përgjegjësi. Pagesa qe 20 dollarë në ditë, rrogë e madhe kjo në Shqipëri.

Përzgjidheshin kryesisht gra dhe vajza të reja, sepse kishin duar të vogla e të përshtatshme për punë të imëta. E shtuna e 15 marsit 2008 ishte ditë e bukur pranvere në Shqipëri. Në qiellin e kaltër lundronin re fluturake dhe fytyrën ta përkëdhelte puhiza e ngrohtë që vinte nga Adriatiku. Por në mesditë u pa diçka e tmerrshme: një zjarr që lëvizte përgjatë dyshemesë së bazës ushtarake. Flakët qenë të vogla, ndoshta me lartësi një metër, por po lëviznin drejt depos së madhe ku mbaheshin mijëra tonë municione të kalibrit të madh.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg