Libri i Nicola Guy-it, tregon
arsyet pse u copëtua Shqipëria

Libri i Nicola Guy-it, tregon <br />arsyet pse u copëtua Shqipëria
TIRANE - “Çdo territor ku shqipja ishte gjuhë e folur e shumicës hamendësohej të ishte pjesë e një shteti të ri shqiptar. Megjithatë, Fuqitë e Mëdha nuk ishin plotësisht të angazhuara ndaj këtyre objektivash ‘etnikë’.

Ato i kompromentuan këto objektiva nën dritën e interesave të tyre politike, duke përqafuar argumentin etnografik vetëm në ato raste kur ai mbështeste ose fuqizonte interesat e tyre strategjikë.”, thotë autorja Nicola Guy në librin “Lindja e Shqipërisë” (titulli në origjinal: The birth of Albania). I përkthyer nga Krenar Hajdëri, libri trajton Çështjen shqiptare, që mbetet një nga problemet më të mëdha të pazgjidhura të Evropës juglindore.

Nicola Guy përqendrohet kryesisht mbi arsyet pse, gjatë periudhës së rëndësishme të Luftës së Parë Botërore, territori shqiptar u copëzua midis shteteve të ndryshme dhe pothuajse u zhduk. Më kuptimplotë për historinë e mëvonshme të rajonit, është trajtimi i temës qendrore të ndarjes së shqiptarëve etnikë në disa shtete ballkanike. Nicola Guy analizon rolet e luajtur nga nacionalistët dhe jo-nacionalistët shqiptarë, si edhe rolet e përfaqësuesve të fuqive të mëdha e të shteteve ballkanike fqinje në krijimin, fuqizimin dhe përkufizimin e shtetit të ri.

Ajo konsideron pasojat e përdorimit të gjuhës si një nga kriteret kryesore për përcaktimin e kombeve dhe ilustron papërshtatshmërinë e teorive nacionaliste e të lidhjeve internacionale në shpjegimin e “çështjes shqiptare”, ende të pazgjidhur. Ky libër është promovuar për herë të parë në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër më 16 maj dhe tani me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ka ardhur në Panairin e Librit Tirana 2012. Libri u promovua sot dhe ishte e pranishme edhe autorja Nicola Gay, e cila aktualisht punon si këshilltare politike në Shërbimet Civile Britanike dhe jep leksione në lëndën e historisë moderne europiane në Universitetin Open.

Nicola Guy libri %u201CLindja e Shqipërisë%u201D
(Kopertina e librin “Lindja e Shqipërisë”)

Nicola Gay ka përfunduar doktoraturën e saj (PhD) në Histori në universitetin e Durhamit në 2008. Ka botuar disa artikuj në revista akademike dhe ka paraqitur punën e saj kërkimore në disa konferenca internacionale në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA dhe Greqi. Ajo ka qënë edhe pedagoge në lëndën e historisë moderne europiane në Universitetin e Durhamit, në Universitetin e Yorkut dhe ka studiuar gjuhën shqipe në Universitetin Indiana.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi