SHBA - Libri më i shtrenjtë në botë është 'Bay Psalm Book' i shtypur për herë të parë në SHBA në vitin 1640 dhe është simboli i identitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Libri që doli në ankand ditën e martë në New York pretendohej të shitej për 30 milionë dollarë, por u shit për 14.2 milionë dollarë. Ai u ble nga një financier dhe filantropist amerikan i quajtur David Rubenstein, i cili ka planifikuar t’ua japi hua librarive në të gjithë Amerikën.

Libri u botua në Kembrixh të Masaçusets. Qëllimi i këtij libri ishte përkthimi i saktë dhe i plotë në gjuhën angleze, nga psalmet origjinale në gjuhën Hebraishte.

Sipas ekspertëve, boja dhe lloji i gërmës është shumë i dobët. Edhe cilësia e përkthimit të psalmeve ka marrë kritika, por ajo që vlerësohet më tepër nuk është cilësia e botimit, por konteksti historik.

Libri i parë i botuar në kolonitë britanike të Amerikës shihet si pikë reference për mbërritjen e qytetërimit perëndimor në atë që më vonë u bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


libri i psalmeve

(v.gj/shqiptarja.com)