Dikush më shumë lexon romane, dikush kërkon të futet në studime e analiza të rëndësishme e dikush tjetër dëshiron të mbetet besnik i letërsisë klasike.
E, për të gjetur librat që ne duam duke mos lënë as kafen tonë pa konsumuar në kryeqyetet ekzistojnë disa kafe librari që mundësojnë një gjë të tillë. Ndërkohë që konsumojmë kafen tonë mund edhe të shfletojmë një libër.
Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor zgjodhi stendën e vet për të shpallur nismën më të re “Një kafe & një libër” që ka synim krijimin e hartës së kafeve letrare në kryeqytet. Kafe - Librari të tilla shërbejnë si një strehë lexuesish dhe shkrimtarësh të rinj premtues.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Ferhat Muhedini, ideatori i parë i një prej kafe – librarisë më të frekuentuar e cila daton që në vitin 2000 në Tiranë u shpreh se në kafen e tij ai ka bërë të mundur që të sjell më afër lexuesin me librin.
“Duke shijuar një çast i vetëm, lexuesi nën aromën e kafesë, mund ta shijoj më tepër momentin”. Kafe - Libraritë janë të ideura në mënyrë të tillë që librat të jenë aty ku ju mund të konsumoni kafen me miq apo dhe vetëm.
Në raftet e kësaj librarie mund të gjesh zhanre të ndryshme të librit. Ferhat Muhedini, përcolli dhe një mesazh shumë sinjifikues për kafe – libraritë. “Të nxisim leximin dhe të çojmë librin pranë lexuesit duke qenë kjo një armë në dorë të intelektualit për zbutjen dhe ndriçmin e mëndjeve të të rinjve”, tha ai.
Në këtë librari ku kafet, çajrat dhe pijet e tjera të përditshme ofrohen duke shfletuar librin në dorë kishte shkrimtarë, intelektual, të rinj, të apasionuar pas librit si dhe studentë me leksionet e tyre. Nuk nguruam t`i afroheshim një lexuese, Dorina Bilbili e cila bashkë me kafen e saj ishte nën shoqërinë e romanit “Gjuhetari i Balonave”.
Ajo tha se librat janë miqtë më të mirë sepse librit ashtu si dhe miqve mund t`i rikthehesh, mund t`i ritakosh dhe mund t`i rishohësh. “Preferoj të bëj dy gjëra bashkë, të lexoj dhe të konsumoi një kafe. Është mënyrë shumë e mirë për të kaluar kohën e për të shkuar më pas tek angazhimi tjetër” u shpreh ajo.
Kafe – Libraritë në Tiranë po përhapen e ashtu si një nxitje për librin duke përcjellë mesazhin e fortë që libri është miku më i mirë i njeriut. Redaksia Online (m.z/shqiptarja)