Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta përpara provimit dhe duhet të kenë me vete kartën e identiteti dhe kopjen e saj, faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit, sipas herës së pjesë marrjes.
Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që e vërteton këtë ndryshim. Kandidatët të cilët e përsërisin këtë provim për të disatën herë paguajnë tarifë më të lartë.