Licensohen 26 ekspertë kontabel
Cani: Te jemi me standardet e BE

Licensohen 26 ekspertë kontabel<br />Cani: Te jemi me standardet e BE
17 “Kontabilist te Miratuar” dhe 9 “Ekspert Kontabël i Regjistruar” kanë marrë licencat nga Autoriteti i Certifikimit pasi përfunduan kursin. C
 
Ceremonia e shpërndarjes së licencave u bë në ambientet e Ministrisë së Financave. Vet ministri i Financave, Cani pas përgëzimeve u ndal në atë që duhet të bëhet për të arritur sa më parë në standartet evropiane.

“Jemi afër standardeve, kuptohet që do jetë ditë e bukur ajo ku nuk do jemi më afër standardeve, po do jemi në standarde ku gjithkush do i zbatojë standardet dhe të bëjë gjitha përpjekjet e duhura në mënyrë që jo më 19 + 7 që bëjnë 26 persona të kalojnë por e mira do ishte që ne të dëgjojmë që janë 260 ekspertë që e kalojnë këtë fazë dhe certifikohen”, deklaroi Cani.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm akademikë dhe profesionistë të fushës së auditimit dhe kontabilitetit.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen nga Policia

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen nga Policia