Liceu “Jordan Misja” s'pranon Drinin
djalin autik, ja letra e avokates së tij

Liceu “Jordan Misja” s'pranon Drinin<br />djalin autik, ja letra e avokates së tij
Shkolla e mesme artistike “Jordan Misja” nuk ka pranuar regjistrimin pranë saj të një nxënësi i cili është me aftësi ndryshe.

Rasti i përket Drini Sallakut, ku për vijimin e shkollës pranë këtij institucioni arsimor i duhet shkollës i duhet që të marrë leje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vetë faktin se Drini është me aftësi ndryshe.
 
Për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Ligjor Falas ku i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit për pranimin në këtë shkollë, por deri tani nuk ka ardhur asnjë përgjigjie.
 
Shkresa me kërkesën për mundësinë e vijimit të shkollës i është dërguar ministres Lindita Nikolla që në fillim të këtij muaji.
 
letra e avokates

letra e avokates

Drini Sallaku është një nxënës me probleme autizmi, por talenti i tij në pikturë ka bërë që ai deri tani të numërojë mbi 100 të tilla, ndaj dhe kërkon që të vijojë studimet në këtë shkollë.
 
Ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita ku ka pasqyruar edhe punimet e tij.

drini sallaku
Drini Sallaku dhe disa prej pikturave të tij


liceu artistik
Liceu Artistik Jordan Misja


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump