Nis sot në Bruksel, samiti i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian, ku liderët e 28 vendeve anëtare do të përpiqen të bien dakord për të emëruar dy postet kryesore të BE-së, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe presidentin e Këshillit Evropian. Bëhet fjalë për për dy poste kyçe, të cilat do të kenë një mandat 5-vjeçar. Mandati i presidentit të Këshillit Europian që aktualisht mbahet nga Herman von Rompoy, mbaron mandatin në nëntor të këtij viti. Ndërkohë liderët do të zgjedhin edhe pasuesen e shefes së diplomacisë europiane Catherine Ashton.
Siç dihet me Traktatin e Lisbonës është vendosur që përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të jetë njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit Evropian, prandaj liderët duhet ta bëjnë këtë emërim sa më parë, në mënyrë që personi që do të përzgjidhet ti nënshtrohet votimit në parlamentin europian bashkë me të gjithë ekipin e Komisionit të ardhshëm Evropian. Liderët e BE-së pritet të vazhdojnë takimin e tyre deri vonë gjatë natës, pasi nuk ka ende pajtim të plotë rreth kandidatëve.
Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, është kandidatja kryesore dhe favorite për të zëvendësuar baroneshën Ashton në postin e përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Por disa shtete lindore të BE-së kanë shfaqur rezerva rreth kandidaturës së saj duke thënë së Italia gjatë kohës sa ajo është ministre e Jashtme ka pasur një qëndrim tepër të butë ndaj Rusisë. Përmendet edhe emri i komisionares nga bullgaria Kristalina Georgieva, si kompromis, por shtetet perëndimore të BE-së mendojnë se këtë post duhet ta marrë ministrja e Jashtme e Italisë. Kësaj radhe vendimi merret me shumicë të kualifikuar dhe asnjë vend anëtar nuk mund ta bllokojë qëndrimin e vendeve shumicë.
Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor do të jetë mjaft me rëndësi se kush do të ketë postin e përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pasi baronesha Ashton i ka kushtuar shumë vëmendje rajonit në mandatin e saj, vecanërisht ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com