Liderët e Preshevës në Beograd:
Duam të drejta si serbët e Kosovës

Liderët e Preshevës në Beograd:<br />Duam të drejta si serbët e Kosovës
BEOGRAD - Me ftesë të qeverisë serbe, dje në Beograd zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka pritur liderët e Luginës së Preshevës. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës temë kryesore të diskutimeve të tyre kanë pasur diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë, por edhe krizën ekonomike, papunësinë dhe probleme të tjera të shumta sociale në Luginë.

Në takim mori pjesë edhe dr.Zoran Stankovic, kryetar i Trupit koordinues për Luginën e  Preshevës. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë kanë kërkuar që shqiptarët në Jug të Serbisë të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse serbët e Kosovës, njofton agjencia e lajemve “Presheva jonë”.

“Duam të kemi universitet, qasje dhe pjesëmarrje më të madhe në qeveri dhe në institucionet e Serbisë”, ka deklaruar deputeti në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi. Kurse Galip Beqiri ka kërkuar nga qeveria serbe, që të mos provokohen më me çështjen e lapidarëve, të legalizohen simbolet kombëtare, të ketë përmirësim të situatës në arsim, demilitarizim të Luginës së Preshevës nga xhandarmeria serbe e një sërë kërkesash të tjera.

Mediet serbe raportojnë se në takim është folur kryesisht për probleme ekonomike, për të cilat Vuçiç është deklaruar se “do trajtohen me seriozitet”. Përkundër shumë problemeve të politikës diskriminuese serbe, me të cilat po ballafaqohet  Lugina e  Preshevës në disa media serbe takimin në fjalë e kanë minimizuar si takim vetëm për çështje ekonomike.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri