Liderët botërorë ‘refugjatë’ në sytë
e emigrantit sirian Al Omari

Liderët botërorë ‘refugjatë’ në sytë<br />e emigrantit sirian Al Omari
Artisti sirian Abdalla Al Omari pikturon udhëheqësit e botës si refugjatë, ndërkohë vetë ai është refugjat në Belgjikë.Në këtë foto artistike liderët e botës  si Merkel, Trump apo Obama duken krejt ndryshe.

Sigurisht edhe mesazhi i dërguar është shumë i qartë: Si do të ndiheshin ata në vendin e refugjatëve që kërkojnë shpëtim në dyert e botës? Një mënyrë artistike për të thumbuar ata që kanë në dorë fatin e shumë njerëzve.

Në këto foto ata nuk janë me petkun e të pushtetshmit,janë të veshur thjesht dhe duket se kërkojnë shpresë. 

Ndoshta në këtë formë ndiejnë edhe dhembjen e atyre që u kërkojnë ndihmë.
 
Siria është një nga shtetet e prekura më shumë nga lufta ku me mijëra qytetarë përpiqen t’i shpëtojnë plumbave duke u arratisur nëpër botë, duke trokitur për të gjetur një jetë më të mirë.
 
Shumë prej tyre humbin jetën rrugës për të gjetur një jetë më të mirë, shumë të tjerë përballen me përbuzjen dhe paragjykimet, ndërsa të tjerë ia dalin duke arritur të dërgojnë mesazhe solidariteti në botë.

[gallery]22731[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot