Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme në Kryeministri Komisioneren për Zgjerimin e BE Marta Kos, pasi nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.

Ndërkohë, takimi mes Ramës dhe Kos ka zgjatur për rreth një orë, pasi nisi rreth orën 16:00 dhe përfundoi rreth orës 17, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të. 

Në të njëjtin orar që zhvillohej takimi Rama-Kos në Kryeministri ka qenë prezente edhe zv.kryeministria Belinda Balluku, pasi Gjykata e Posaçme i caktoi masën pezullim nga detyra dhe ndalimin të daljes jashtë shtetit, tashmë të ekzekutuara. 

Balluku me vartësit akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.

Balluku ka vijuar takimet në kryeministri me deputetin Ulsi Manja dhe juristë për një opinion juridik lidhur me rastin, ndërsa pretendon se pezullimi nga detyra është shkelje e Kushtetutës nga ana e GJKKO-së dhe se këtë vendim nuk mund ta marrë kjo gjykatë.

Agjenda

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30  - Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

 -Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

  -Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  - Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Niko Peleshi pret në Kuvend komisioneren Marta Kos: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

1763656002_nikopeleshi.jpeg

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.

Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.

“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.

Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.

“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.

Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.

Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane. Theksojmë që Marta Kos ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë ditën e nesërme në samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE”.