Liderët e Bashkimit Evropian pritet që në Samitin e Sofjes më 17 maj, të diskutojnë për masat që mund të marrë blloku për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara në Iran.
Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ka thënë se komisionerët evropianë do të diskutojnë nëse mund të përdoren masat e vitit 1990 për bllokimin e sanksioneve, në mënyrë që të mbrohen interesat e bizneseve evropiane në Iran.
Ne jemi duke punuar për gjetjen e zgjidhjes praktike. Jemi duke diskutuar mënyra si mund ta mbajmë marrëveshjen të gjallë tani që Shtetet e Bashkuara janë larguar nga pakti bërthamor i vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Nuk mund të flas për garancë ekonomike apo ligjore, mirëpo mund të them se ka seriozitet dhe vendosshmëri nga ana evropiane.
![]()
Federica Mogherini
Zyra amerikane e Thesarit ka paralajmëruar bizneset evropiane se kanë 90 ditë për të ndaluar të bërit biznes me Iranin para nisjes së zbatimit të sanksioneve amerikane, derisa edhe liderët amerikanë u kanë thënë kompanive evropiane t’iu kushtojnë vëmendje sanksioneve.
Komente
