Kremlini ka reaguar pasi udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu mbështetje për palestinezët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskove ka thënë se Rusia mban lidhje diplomatike me të dy vendet e përfshira në konflikt.
“Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë të nxisim kontaktet, përfshirë në nivel të lartë. Por në të njëjtën kohë, ne kemi marrëdhënie me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi edhe shumë të përbashkëta, veçanërisht numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që banojnë në këtë shtet. Prandaj, në këtë rast, ne mbajmë marrëdhënie me të dyja palët", tha Peskov, raporton CNN.
Kur u pyet për natyrën e mbështetjes së Rusisë për palestinezët, Peskov tha se Moska është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike dhe merr pjesë në formate të ndryshme duke kërkuar baza për një zgjidhje.
“Ne synojmë të vazhdojmë të bëjmë përpjekje dhe të luajmë një rol në drejtim të ndihmës në gjetjen e një rruge për një zgjidhje", tha Peskov.
Peskov shtoi se datat për një vizitë të paralajmëruar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në Moskë nuk janë finalizuar, por tha se vizita ishte planifikuar paraprakisht.
Në një video të postuar dje, Kadyrov shprehu "mbështetje të plotë" për palestinezët dhe sugjeroi vendosjen e forcave të tij "paqebërëse" në një mision për të zgjidhur konfliktin në Izrael. Kadyrov gjithashtu u bëri thirrje “vendeve islame, muslimane dhe arabe që të bëjnë një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të vëllezërve të tyre muslimanë” dhe fajësoi Perëndimin dhe Evropën për konfliktin në Izrael. Më herët të hënën, Peskov shprehu shqetësim të madh për përshkallëzimin e konfliktit izraelito-palestinez dhe bëri thirrje për një zgjidhje paqësore
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58