Lideri çeçen mbështet Palestinën, reagon Kremlini: Mbajmë marrëdhënie me të dyja palët

Lideri çeçen mbështet Palestinën, reagon Kremlini: Mbajmë marrëdhënie me të dyja palët

1696945496_kjds.jpg

Kremlini ka reaguar pasi udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu mbështetje për palestinezët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskove ka thënë se Rusia mban lidhje diplomatike me të dy vendet e përfshira në konflikt.

“Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë të nxisim kontaktet, përfshirë në nivel të lartë. Por në të njëjtën kohë, ne kemi marrëdhënie me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi edhe shumë të përbashkëta, veçanërisht numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që banojnë në këtë shtet. Prandaj, në këtë rast, ne mbajmë marrëdhënie me të dyja palët", tha Peskov, raporton CNN.

Kur u pyet për natyrën e mbështetjes së Rusisë për palestinezët, Peskov tha se Moska është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike dhe merr pjesë në formate të ndryshme duke kërkuar baza për një zgjidhje.

“Ne synojmë të vazhdojmë të bëjmë përpjekje dhe të luajmë një rol në drejtim të ndihmës në gjetjen e një rruge për një zgjidhje", tha Peskov.

Peskov shtoi se datat për një vizitë të paralajmëruar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në Moskë nuk janë finalizuar, por tha se vizita ishte planifikuar paraprakisht.

Në një video të postuar dje, Kadyrov shprehu "mbështetje të plotë" për palestinezët dhe sugjeroi vendosjen e forcave të tij "paqebërëse" në një mision për të zgjidhur konfliktin në Izrael. Kadyrov gjithashtu u bëri thirrje “vendeve islame, muslimane dhe arabe që të bëjnë një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të vëllezërve të tyre muslimanë” dhe fajësoi Perëndimin dhe Evropën për konfliktin në Izrael. Më herët të hënën, Peskov shprehu shqetësim të madh për përshkallëzimin e konfliktit izraelito-palestinez dhe bëri thirrje për një zgjidhje paqësore


Lajmi kryesor:

Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin