Lufta në Ukrainë/ Putin: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në! Zelensky: Ai është një bastard

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat tha se Rusia është gati për një "duel" raketor me SHBA-në që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike e Rusisë Oreshnik mund të mposhtë çdo sistem amerikan të mbrojtjes raketore.

Duke iu drejtuar skepticizmit perëndimor rreth raketës ‘Oreshnik’, Putin sugjeroi që të dyja palët të zgjidhnin një objektiv të caktuar për t'u mbrojtur nga raketat amerikane.

"Ne jemi gati për një eksperiment të tillë," tha Putin.

Më tej Putin theksoi se Oreshnik ishte një armë moderne, megjithëse bazohet në zhvillimet e mëparshme të dizajnit rus.

Rusia gjuajti për herë të parë raketën Oreshnik në qytetin ukrainas të Dnipro më 21 nëntor, në atë që Putin e cilësoi si përgjigje ndaj përdorimit të parë të raketave balistike ATACM të SHBA-së dhe British Storm Shadows nga Ukraina për të goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.

Ndërkohë Zelensky sot (19 dhjetor) nga Brukseli ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Evropian, cilësoi Putinin si një “person bastard”, raporton 'Sky Neës'.

“Sot, një shok nga Kremlini tha se Rusia po ofron një “duel teknologjik”…. A mendoni se ky është një person me karakter? Ai është thjesht një bastard, një i poshtër, një psikopat”, tha Zelensky në mënyrë karakteristike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Putini propozoi ‘duel raketash’ me SHBA në Kiev, Zelensky: Ai është një bastard

1734205990_volodymyrzelensky.JPG

Foto:Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës që Vladimir Putin bëri lidhur me luftën në Ukrainë.

Në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë Putin propozoi “një duel të teknologjisë së lartë” midis raketës së re balistike hipersonike të Rusisë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane.

Lidhur me këtë Zelensky sot nga Brukseli ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Evropian, cilësoi Putinin si një “person bastard”, raporton Sky News.

“Sot, një shok nga Kremlini tha se Rusia po ofron një 'duel teknologjik'. A mendoni se ky është një person me karakter? Ai është thjesht një bastard, një i poshtër, një psikopat”, tha Zelensky.

Më tej Zelensky theksoi se Ukrainës i duhen edhe 19 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën energjetike, veçanërisht termocentralet bërthamore, nga raketat ruse.

“Prioriteti ynë është mbrojtja ajrore, përmbushja e marrëveshjeve me partnerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, për t’i siguruar Ukrainës sistemet e nevojshme. Ne kemi nevojë për 19 sisteme të tjera për të mbrojtur infrastrukturën energjetike, veçanërisht termocentralet bërthamore, nga raketat ruse”, shtoi Zelensky.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!