Lideri i LDK, Mustafa pyetet nga Eulex

Lideri i LDK, Mustafa pyetet nga Eulex
Kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa, në orët e para të mengjesit të sotëm është vizituar nga një prokuror i misionit për sundimin e ligjit EULEX.
Prokurori i këtij misioni ka biseduar me kryetarin Isa Mustafa, për dy orë rresht.
Pas përfundimit të kësaj bisede u prononcua rreth kësaj çështje kreu i komunës Isa Mustafa, i cili tha se tema e diskutimit ishte vrasja e zyrtarëve te LDK-së pas luftës.
Pas bisedës u prononcua vet kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili pranoi se disa çaste më parë është intervistuar sot nga një Prokuror i EULEX-it.
Sipas Mustafës e tërë biseda e sotme kishte të bëntë me vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së pas luftës dhe nuk kishte tema te tjera.
Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, mohoi që Prokurori është interesuar rreth rastit të Sami Hamitit, djemve të tij apo edhe Enver Sekiraqës - i cili sipas familjarëve të policit të vrarë Triumf Riza - ka pasur lidhje të ngushta me LDK-në.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi