Liderja e opozitës në Bjellorusi nxit BE-në për sanksione ndaj presidentit Lukashenko

Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime me më shumë kurajë kundër presidentit Alexandër Lukashenko, tha liderja në mërgim e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanoskaya.

Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.  

Planet për sanksione janë shtyrë, çka pengon përpjekjet për të marrë një qëndrim të vendosur pas zgjedhjeve të kontestuara të gushtit dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut që vijuan më pas.

Deklarata e Tsikhanouskayas erdhi gjatë një konference për shtyp të hënën në Bruksel të mbajtur me ministrat e jashtëm të BE-së. 

Liderja opozitare, e cila u largua nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të 9 gushtit, tha se sanksionet kundër qeverisë në fuqi do të kenë një rëndësi primare në betejën e opozitës. 

 “Ato do i detyrojnë të ashtu-quajturit autoritete që të nisin bisedimet me ne. Kemi shumë nevojë për këtë nga BE-ja. Sepse ky është qëllimi kryesor i betejës tonë për momentin”.

BE ka hartuar  një listë me rreth 40 persona të cilëve mund t’i ndalojë udhëtimet dhe t’i ngrijë asetet si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve të kontestuara që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë edhe pse presidenti nuk është pjesë e tij.

Tsikhanouskaya e përsëriti disa herë që nuk ka qëllim që të kandidojë sërish për presidente në rast do të mbahen zgjedhje të reja, pasi në zgjedhjet e fundit ajo mori vetëm 10 për qind të votave, ndërkohë që në vend prej më shumë se 41 ditësh vazhdojnë protesta paqësore të qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin me ccdo kusht të Lukashenkos. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Shefi i politikës së jashtme Borrell: Sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë të bllokuara nga Qipro

Bashkimi Europian nuk arriti sërish të miratojë sanksionet, që synojnë personat e përfshirë në mashtrimin zgjedhore në Bjellorusi, për shkak të mosmarrëveshjes së vendeve anëtare në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Edhe pse ka një vullnet të qartë për t’i miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Qiproja nuk është kundër sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por nuk mendon se duhet të shtojë votën e saj për t’i bërë ato të mundshme”, shtoi ai.

Kryediplomati europian theksoi se ende ishte në diskutim nëse emri i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, do të ishte apo jo në listën e sanksioneve.

Sot liderja në mërgim e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanoskaya tha se “Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime me më shumë kurajë kundër presidentit Alexandër Lukashenko”.

Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.  

BE ka hartuar  një listë me rreth 40 persona të cilëve mund t’i ndalojë udhëtimet dhe t’i ngrijë asetet si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve të kontestuara që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë edhe pse presidenti nuk është pjesë e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari