FIER - Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kanë marrë forcërisht dhe kanë lidhur një 17-vjeçar duke e mbajtur peng për disa orë mbrëmjen e së hënës.

Forcat e policisë kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Mirenc Bibo, 24-vjeçarin Bruno Rapushi dhe 25-vjeçarin Andi Turku të tre banues në Fier. 

Sipas policisë në një nga ambientet e fabrikës së përpunimit të këpucëve në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata kanë marrë forcërisht dhe e kanë lidhur 17-vjeçarin me inicialet K.M. Tre te arrestuarit e kane rrahur dhe e kane filmuar adoleshentin të cilit e kishin marrë forcërisht.

Burime pranë policisë së Fierit thanë 17-vjeçari i dhunuar kishte ngacmuar të dashurën e njërit prej tre agresorevë. Këta të fundit po merren ne pyetje nga policia për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)