Policia ka njoftuar se ka shoqëruar sot 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur më 20 nëntor të këtij viti në Shkallnur të Durërsit, ku një çift i moshuar u dhunuan në shtëpinë e tyre dhe më pas u grabitën.
/Shqiptarja.com
Policia raportoi se tre personat me maska kishin hyrë në shtëpinë e dy të moshuarve, M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, dhe pasi i lidhën çiftin, i morën edhe një sasi parash prej 100 mijë lekësh.
77-vjeçari M.E u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të goditjeve të marra, por fatmirësisht tani është më mirë.
Çifti i të moshuarve që u grabitën në banesë
s.k/Shqiptarja.com











